11 Nov Konferenca Ndërkombëtare me rastin e 60-vjetorit
Konferenca Ndërkombëtare me rastin e 60-vjetorit
Më datë 21-22 Tetor 2025, në sallën “Aula Magna” të Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
Në këtë eveniment morën pjesë ekspertë, profesionistë dhe akademikë nga vendi dhe rajoni, të cilët ndanë përvojat e tyre në kuadër të pesë seancave tematike:
Arkitekturë, Arkeologji, Art, Restaurim dhe Histori, Muze, Arkiva.
Projektet e paraqitura sollën analiza shkencore dhe qasje bashkëkohore mbi ruajtjen, dokumentimin, interpretimin dhe promovimin e monumenteve të kulturës, duke kontribuar në forcimin e dialogut profesional ndërinstitucional.










