Restaurohet banesa e poetit kombëtar Gjergj Fishta.

Restaurohet banesa e poetit kombëtar Gjergj Fishta.

Në ditën e tij të lindjes, 23 Tetor 1871, u rikthyem në Fishtë, në banesën ku At’Gjergj Fishta jetoi në periudhën e hershme të jetës së tij. Objekti është monument kulturor i kategorisë së II-të, pozicionuar në fshatin Fishtë, rreth 15 km nga Lezha. Projekti i përfunduar tashmë, kishte për qëllim restaurimin e plotë të banesës, në të gjithë elementët e saj.

Referuar veprimtarisë së tij të pasur në sferën politike, kishtare, publicistike dhe letrare, me impakt të thellë në historinë e Shqipërisë dhe jo vetëm, Ministria e Kulturës ka ndërmarë programin e quajtur “Itinerari Kulturor – Gjurmët Fishtiane”.

Ky program është konceptuar si një itinerar i jetës së Fishtës, e cila kalon nëpërmjet vendeve, objekteve, ndërtesave etj, ku Fishta ka kryer veprimtaritë e tij përgjatë gjithë jetës. Një rrugëtim mjaft interesant, pjesë e së cilës mund të bëhet kushto që është i interesuar të njihet edhe më shumë me jetën e këtij personaliteti  multidimensional.